Ylli i “Back To The Future”, Michael J Fox i bëri të pranishmit në ceremoninë e cmimeve Bafta të ngriheshin në këmbë e të shpërthenin në duartrokitje, kur aktori i njohur, i prekur nga sëmundja e Parkinsonit prej vitesh bëri aty një paraqitje surprizë për të ndarë çmimin e filmit më të mirë. 62-vjeçar doli në skenë në një karrige me rrota, por këmbënguli të ngrihej në podium për t’i dhënë çmimin Oppenheimer-it të Christopher Nolan.
Në atë moment, e gjithë audienca u ngrit po ashtu në këmbë e shumë u përlotën. Fox u diagnostikua në vitet 1990 dhe rrallë del në publik. Filmi i Davis Guggenheim, Still: A Michael J Fox Movie, u nominua për dokumentarin më të mirë, por humbi përballë 20 Days In Mariupol.
Kur prezantoi të nominuarit për filmin më të mirë, Fox e përshkroi kinemanë si magji që mund të të ndryshojë jetën. “Pesë filma u nominuan në këtë kategori sonte dhe të pesë kanë diçka të përbashkët. Ata janë më të mirët e asaj që ne bëjmë”, tha ai ndërsa shtoi se film ii bashkon njerëzit, pa marrë parasysh se kush apo nga janë.
bal