Lajme

Trafikonin kokainë në Angli, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në Eastbourne.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Jonid Cufaj, Julian Cufaj (vëllezër) dhe Urim Peraj, të cilët akuzohen se furnizonin me kokainë nga Essex në Eastbourne.

Dyshohet se Jonid Cufaj, 25 vjeç drejtonte grupin, ndërsa vëllai i tij më i vogël Julian Cufaj, 22 vjeç, i papunë në Southend Arterial Road, Havering, ishte gjithashtu i lidhur me linjën e furnizimit me drogë. Vëllezërit për trafikimin e drogës bashkëpunonin dhe me Urim Peraj, 25 vjeç, i cili tregtonte drogën në  Eastbourne.

Shqiptarët ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim droge që quhej “Tony”. Grupi u zbulua nga mesazhet që shkëmbenin me njëri-tjetrin për të këmbyer drogën. Në kuadër të hetimeve u sekuestruan drogë dhe telefona celularë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo