Bota

Putin: Biden më i mirë se Trump për Rusinë! Është i parashikueshëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Presidenti Joe Biden do të ishte më i mirë për Rusinë se Donald Trump, duke e quajtur atë “old school” dhe “të parashikueshëm.”

“[Biden] është një person më i parashikueshëm. Ai është një politikan i shkollës së vjetër. Por ne do të punojmë me çdo udhëheqës të Shteteve të Bashkuara, që gëzon besimin e popullit amerikan,” tha Putin.

Në të njëjtën intervistë, Putin gjithashtu tha se beson se raportet për shëndetin mendor të Biden janë të ekzagjeruara.

Shtëpia e Bardhë reagoi për komentet e Putin.

“Zoti Putin duhet të rrijë larg nga zgjedhjet e Amerikës,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates.



/tiranapost