Banorët e Big Brother VIP kanë thyer rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh. Për këtë arsye, Vëllai i Madh dënoi të gjithë banorët duke i lënë pa duhan dhe kafe.
“Gjatë momentit që artistja e mirënjohur Rita Lati erdhi në shtëpi, Heidi dhe Romeo zgjodhën të flinin gjumë. Ky gjest i përsëritur disa herë, jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe herë të tjera, është mungesë respekti ndaj publikut dhe shkelje e rregullores së formatit”, shkruhej në Zarfin e Zi.
Kujtojmë që edhe pak ditë më parë shkelja e rregullave nga ana e Eglës, bëri që të gjithë banorët të ndëshkohen. Aktorja mbajti fikur mikrofonin, pavarësisht paralajmërimeve të Vëllait të Madh. Në shtëpi, mbërriti më pas një zarf i zi, që njofton se uji do të jetë i limituar dhe ngrohëset në oborr do të jenë të fikura.