Lajme

Protesta e fermerëve bllokon sërish qarkullimin në rrugën Kallpaq-Janinë

Policia kufitare greke ka dalë sërish këtë të martë me një njoftim ku informon se rruga nacionale Kallpaq – Janinë do jetë përsëri e bllokuar.

Qarkullimi në rrugën nacionale Kallpaq – Janinë do të ndalohet prej orës 10:00 paradite deri në një njoftim të dytë.

Policia kufitare njofton se qarkullimi është bllokuar për autobusët dhe kamiuonat, ndërsa mjetet e vogla lejohet të qarkullojnë.

Prej disa ditësh fermerët në Greqi nuk i kanë ndalur protestat, ndërsa disa akse janë bllokuar edhe në ditët e kaluara.

Njoftimi/Kakavijë

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo