ShowBizzz

Këngëtari për lidhjen me Sarën: Do doja mos kishte ndodhur, fatkeqësisht u bë publike

Endrik Beba pasi doli nga shtëpia më e madhe në vend, Big Brother Vip ka bërë disa deklarata, ku tema kryesore është marrëdhënia e tij me Sara Gjordenin.

Së fundmi Beba është shprehur se lidhja me Sarën ka qenë para 9 vitesh dhe se prej asaj kohe, ata kanë pasur zero komunikim me njëri-tjetrin.

Në 9 vite kam pasur 0 komunikim me Sarën. Ka qenë një ndarje që erdhi pas disa eventeve dhe ftohjeve. Nuk jemi ndarë as mirë, as keq. Zgjodhëm të shkëputeshim, unë zgjodha rrugëtim tjetër, edhe ajo po ashtu, kaq mbaj mend unë. Ishte një histori kaq e shkurtër, që fatkeqësisht u bë publike.”

I ftuar në “Ftesë në 5” këngëtari tha se ishte një histori e shkurtë, të cilën do donte të mos kishte ndodhur kurrë dhe se fatkeqësisht lidhja u bë publike.

Ka zgjatur 8-9 muaj, ka qenë diçka që në atë moshë konsiderohet e rëndësishme. Do të doja që të mos kishim arritur në atë pikë, që të krijonim një lidhje, por të kishim ruajtur marrëdhënie shoqërore, jo të kishim krijuar lidhje dashurie. Është një gjë kaq e vjetër. Kur hyra aty për mua ajo ishte një banore që ishte në një lidhje dashurie me dikë tjetër”, – tha Endrik Beba.

Ndryshe nga fjalët për Sarën, Endrik Beba ka treguar se ka krijuar një marrëdhënie shoqërore me Bardhin dhe se gëzon respekt të madh për atë djalë.

Endriku u shreh se Bardhi ka një mirësi të jashtëzakonshme.

“Ai djalë fitoi respektin tim, pasi me një dhënie dore, ishte personi që thoshte mirëmëngjes. Më shikonte në sy dhe më pyeste, do një cigare, ke ngrënë. Kishte mirësi të jashtëzakonshme. Isha unë që iu afrova dhe e pyeta në lidhje me opinionin e tij për këtë temë, sepse jemi djem, për Sarën.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb