ShowBizzz

Komenton BBV; Balina Bodinaku ka një përgjigje për të gjithë kritikët!

Balina Bodinaku, si një ish-opinioniste e “Big Brother VIP”, mjaft e pëlqyer duhet thënë për analizat e saj për lojën e banorëve, ka vijuar natyrshëm ta bijë diçka të tillë edhe në dy edicionet e tjera të BBV, në mediat e saj sociale. Në fakt veç dëshirës së saj, ka qenë në njëfarë mënyre edhe kërkesë e ndjekësve të ‘reality-show’.

Së fundmi Balina ka dhënë një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”, dhe është pyetur se si ajo i sheh komentet dhe analizat që po bëhen tani nga të gjithë rreth Big Brother-it. Pasi shpesh ata që kanë komentuar BBV janë kritikuar, për këtë gjë, qoftë edhe të cilësuar vazhdimisht si persona që janë kundër produksionit.

“Bigu është një produkt televiziv, i cili synon në fakt edhe lulëzon në kushtet e përplasjes së opinioneve, në krijimin e opinioneve të ndryshme, kështu që unë mendoj që kushdo që komenton Bigun në një farë mënyre, i bën një shërbim shumë të madh atij spektakli.

Pavarësisht se qëllimi i tyre primar mund të mos jetë i tillë, por imagjinoni një ‘Big Brother’, i cili nuk do të komentohej nga askush, nuk do të flitej nga askush, nuk do të postohej nga askush, padiskutim nuk do të ishte i njëjti. Kështu që i shikohet padiskutim pozitivisht, edhe them pse jo është një gjë e mirë që i bën njerëzit të flasin, i përfshin”, u shpreh Balina Bodinaku për “Bordo”.

E pyetur për dy opinionistet e dy edicioneve të tjera, se cilën pëlqen më shumë Zhaklinën apo Orin, Balina tha, “Po unë nuk kam pse krahasoj, sepse janë dy stile të ndryshme, janë dy vajza të ndryshme që i vlerësoj dhe i shikoj ndryshe nga njëra tjetra. Kështu që secila jep veten e saj aty në atë pozicion dhe është mirë të jetë kështu”.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë që Balina Bodinaku ka dhënë për “Bordo”:



bal