Pas përplsasjeve të fundit që patën Sara dhe Bardhi, Meritoni i ka marrë të dy në një cep të shtëpisë së BBV dhe i ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien që ata kanë mes tyre.
Ai i kërkon që të hedhin mbrapa krahëve çdo gjë që ka ndodhur dhe të pajtohen. T’i japin njëri-tjetrit dashuri, të përqafohen dhe të puthen.
Ai ka përmendur se nga gabimet që ka bërë i ri, nuk mund të shohë dot djalin për kohë të gjata dhe për këtë është penduar shumë, prandaj kërkon që edhe Sara me Bardhin të mos bëjnë më gabime.
”Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, është shprehur Meritoni.
Meritoni ka reflektuar dhe si duket është penduar për gabimet që ka bërë, dhe nuk do që dhe të tjerë të bëjnë gabime të tilla ku do të pendohen më vonë.
ks