Lajme

Nga 1 prilli, Gjermania legalizon kanabisin

Duke nisur nga data 1 Prill kanabisi do të jetë i ligjshëm në Gjermani. Qeveria pritet që brenda javës të miratojë vendimin vetëm për përdorim personal.

Pavarësisht vonesave, projektligji do të votohet nga dhoma e ulët, duke u lejuar në këtë formë personat mbi 18 vjeç të posedojnë deri në 25 gram kanabis, të rritin deri në tre bimë për konsum privat dhe të kultivojnë drogën si pjesë e klubeve jofitimprurëse të kanabisit me një limit prej 500 anëtarësh.

Kjo nismë ka si qëllim frenimin e krimin e lidhur me drogën dhe tregun e zi që është rritur në mënyrë drastike vitet e fundit. Edhe pse projektligji ka mbështetjen e kancelarit Olaf Scholz, ka hasur kundërshti të shumë nga ligjvënësve në koalicionin qeverisës dhe nga konservatorët kryesorë të opozitës gjermane.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo