Pas mbylljes së protestës së Rithemelimit përballë kryeministrisë, deputeti Gazment Bardhi nga selia e vjetër e PD-së, tha se tashmë nuk kam ë dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike. Ndërsa i bëri thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.
“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD. Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”- tha Bardhi për mediat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo