Lajme

“PD-në e ka bërë Berisha”, Ylli Manjani: Më 20 shkurt Lul Bashës i vareshin qyrret…

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani komentoi sot në emisionin “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv protestën e opozitës që u zhvillua para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Manjani tha se protesta e sotme tregoi se opozita po fuqizohet, ndërsa këmbënguli që vula e PD-së duhet t’i shkojë të “zotit të partisë”, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Manjani tha se nuk është e drejtë që vula e PD-së të mbahet nga Lulzim Basha. Sipas Manjanit vulën e partisë e meriton Berisha, sepse ka qenë ai që e themeloi dhe ka punuar për PD-në dhe jo Lul Basha. Manjani kujtoi 20 shkurtin e 1991-shit, rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha.

Teksa vlerësoi kontributet e Berishës për demokracinë dhe ngjarjen e 20 shkurtit, Manjani ironizoi Bashën duke thënë se para 33 vitesh Basha “rrëzoi bustin me pantallona të shkurtra dhe se në atë kohë i varreshin qyrret”. Manjani tha ndër të tjera se Basha është instument i Ramës.

Ylli Manjani: Ky (Lulzim Basha) më 20 shkurt thoshte kam qenë me pantallona të shkurtra. Me pantallona të shkurtra Luli kishte rrëzuar bustin. Partinë Demokratike e ka bërë Berisha jo Luli, o Gjykatë. Është e atij o hajvan..Më 20 shkurt ai se ka pas haberin fare, i vareshin qyrret..Ky sot mban vulën e PD-së. Më falni por është ulëritëse.

© Video Credits: Syri TV

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo