Ilnisa dhe Ledjona janë përplasur ashpër gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme sa i përket debatit të Ledjonës me Meritonin për përmendjen e emrit të vajzës Miki gjatë etiketimit që po i bënte Miki Mouse. Sipas Ilnisës, Ledjona po viktimizohet.
Ilnisa: Unë jam e drejtpërdrejtë dhe nuk mund të kamufloj situata sepse në fund të fundit e mira dhe e keqja janë të dyja bashkë. Këta të dy kanë filluar prej disa ditësh me këtë lojën e Mikit dhe nuk e di se pse Ledjona përdori pikërisht atë mbrëmje ku unë nuk e dija se i paska thënë Meritonit se vajza quhej Miki. Nuk e di pse e thotë tani në Prime sikur unë e dija.
Ledjona: Po ti e dije…
Ilnisa: Po ne të dyja nuk flasim dhe mua mos më gënje në sy…
Ledjona: Ti dje në krevat ke folur me Meritonin për Miki Mouse.
Ilnisa: Nuk jam vajzat e tjera unë dhe Jul Deda që i shkon dhe i shtrihesh në krevat për të bërë viktimizimin e radhës. Mos më gënje sy për sy. Ledjon sapo e tha që unë e dija. Çështja e Miki Mouse ka një lloj peshe dhe unë jam dakord me ju, por ka filluar më herët.
Ledjona: Uaaa qenka e tmerrshme.