Debatet në shtëpinë e Big Brother Vip 3 nuk kanë fund.
Ditët e fundit Egla dhe Rike kanë patur përplasje dhe konflikte të forta me njëra-tjetrën. Termi “plak e stazhonuar” ka ndezur sherrin mes dy banoreve. Ka qenë Rikja ajo që e etiketoi Eglën “plakë”. Kaq u desh që Egla të shpërthejë ndaj saj.
Sakaq gjatë spektaklit sot Rike i ka kërkuar ndjesë Eglës për frazën e përdorur, por këmbënguli duke thënë se Egla e ka provokuar.
“Me Eglën kemi pasur një raport të mirë, por varet me cilin personalitet më është shfaqur. Këto ditë më është shfaqur me një nga personalitetet provokative, por për atë fjalë i kërkoj ndjesë”, tha Rike.
Lidhur me këtë Egla tha sot se Rike është “injorante”.
“Rike është një femër që mos e paç në lagje, e jo më në shtëpi. Ajo më tha plakë e stazhonuar. Ajo do mbërrijë në moshën 45 vjeç dhe vetë, por është aq injorante sa që nuk e di”, tha Egla.
© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo