E dashura e Albi Nakos, Doris është shqetësuar për sjelljen e partnerit të saj ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother Vip. Për këtë arsye Doris bisedoi me vëllanë e madh dhe i kërkoi që Albi të dilte nga shtëpia.
Për rrjedhojë ajo hyri sot në shtëpi, diskutoi me Albin dhe i tha se nëse nuk ndihet mirë të dalë nga shtëpia.
“Nëse nuk e ndjen veten rehat, ose nëse të merr malli për jashtë eja me mua, vazhdojmë planet që kishim para se të futeshe këtu”, i tha Doris Albit.
Por ardhja e Doris në shtëpi duket se e motivoi Albin, i cili vendosi që të qendrojë në shtëpi. “Tani fillon loja Ledjon. Kaq doja”, tha Albi, pasi takoi partneren e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb