Në një zbulim ekskluziv nga “People Magazine”, është konfirmuar se supermodelja Gisele Bündchen është duke u takuar në heshtje me Joaquim Valente që nga qershori. Sipas një burimi që foli për revistën, marrëdhënia e tyre ka lulëzuar vazhdimisht, duke u nisur nga një themel i fortë miqësie.
Romanca e çiftit thuhet se u zhvillua me kalimin e kohës, me Joaquim që i dha mbështetje Gisele gjatë divorcit të saj nga ish-ylli i NFL, Tom Brady. Pavarësisht dyshimeve fillestare për zhytjen në një marrëdhënie të re, Gisele gjeti rehati dhe lumturi në shoqërinë e Joaquim.
I përshkruar si me këmbë në tokë, i sjellshëm dhe frymëzues, Joaquim thuhet se është njw zgjedhje e përsosur për Gisele. Të dy ndajnë një pasion për një jetë të shëndetshme, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më të fortë.
Romanca e tyre u bë më publike pasi u panë duke pushuar së bashku në Costa Rika, duke ndezur spekulime për lidhjen e tyre. Ndërkohë, Gisele ka bërë bujë në botën e modës me fushatën e saj të fundit për Balmain. 43-vjeçarja mahniti në reklamat e pranverës 2024, duke shfaqur fizikun e saj të tonifikuar.
Teksa Gisele vazhdon të lulëzojë në jetën e saj personale dhe profesionale, fansat mezi presin të shohin se çfarë ka rezervuar e ardhmja për romancën e saj me Joaquim Valente.
bal