Lajme

Nga Turqia në Indi, Igli Hasani shfaqet për herë të parë sportiv me xhinse e atlete

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zbritur mëngjesin e kësaj të mërkure në kryeqytetin indian të New Delhit, ku do të marrë pjesë në konferencën vjetore “Raisina Dialogue”, shkruan newsbomb.al. Ajo nis sot dhe do të vazhdojë për tre ditë me radhë.

Menjëherë pas vizitës zyrtare në Turqi ku delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama u prit nga presidenti Erdogan, shefi i diplomacisë shqiptare ka udhëtuar drejt Indisë.

Igli Hasani shfaqet për herë të parë i veshur sportiv, me xhinse, atlete, golf dhe xhaketë. Ai pozon krah dy zyrtarëve indianë që kanë dalë për ta pritur dhe më vonë pritet t’i bashkohet konferencës ku janë të ftuar liderë, diplomatë dhe biznesmenë nga gjithë bota.

Ministri Igli Hasani mberrin ne Indi
Ministri Igli Hasani mberrin ne Indi

Mesa duket i mbingarkuar nga agjenda e ngjeshur dhe takimet e rëndësishme të ditëve të fundit në Shqipëri e jashtë saj, shefi i diplomacisë shqiptare ka zgjedhur të shkojë në Indi i veshur sportiv.

“Raisina Dialogue” është një konferencë vjetore mbi gjeopolitikën dhe gjeoekonominë, e cila synon të trajtojë çështjet më sfiduese me të cilat përballet bota. Konferenca zhvillohet në Nju Delhi dhe marrin pjesë njerëz me prejardhje politike, biznesi, media dhe shoqëria civile.

“Dialogu është i strukturuar si një diskutim ndër-sektorial me shumë palë, ku përfshihen krerët e shtetit, ministra të kabinetit dhe zyrtarë të qeverisjes vendore, të cilëve u bashkohen liderë të mendimit nga sektori privat, media dhe akademia”, thuhet në njoftim, përcjell newsbomb.al.

Konferenca vjetore "Raisina Dialogue"
Konferenca vjetore “Raisina Dialogue”

Më shumë se 2,500 pjesëmarrës nga rreth 115 vende do t’i bashkohen konferencës fizikisht. Ajo pritet të ndiqet nga miliona në mbarë botën në platforma të ndryshme dixhitale.

Pjesëmarrësit përfshijnë ministra, ish-kryeministra dhe presidentë, komandantë ushtarakë, udhëheqës të teknologjisë, akademikë, gazetarë, studiues mbi çështjet strategjike dhe ekspertë nga grupet kryesore të mendimit.

© Newsbomb.al

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo