ShowBizzz

“Nuk është e denjë…” Meri Shehu flet për Riken: Ajo e humbi lojën me meshkujt

Eliminimi i Meri Shehut nga Big Brother Vip duket se nuk është pritur mirë nga astrologia e njohur, e cila pretendonte të qëndronte edhe më shumë në lojë.

E ftuar në studion e  “Wake Up” , ajo foli për ndjesitë dhe eksperencën e saj në shtëpi.

Sapo kisha mbaruar me nivelimin e marrëdhënieve personale. Nëse do të më vinte ftesë prapë nga produksioni do të hyja përsëri. Unë bëra fazën e parë të afrimitetit dhe lojës, faza e dytë do të jetë një pjekuri dhe strategji dhe do të vë në funksion armët e mia biologjike.

Nuk më ka zhgënjyer askush, prisja nga ata atë që mora. Unë isha një konkurrente e fortë për ata. Me mua nuk kishin debate, vinin për këshillë, kishin frikë të bënin pickimet e tyre strategjike.

Rikja donte të më fuste në lojën e saj por nuk e pash që duhet të futesha në këtë rrymë. Mendova të isha pak më në marrëdhënie grupi, të tregoja një nivel tjetër dashamirësie. Ata donin të kapnin Prime, donin teleshikuesit, unë i kisha. Unë doja një nivel tjetër komunikimi por duhet të përshtatesha”, u shpreh ajo.

Në fund ajo nuk la pa anailzuar edhe lojën e Rikes brenda BBV, me të cilën ka pasur debate të shumta.

Rikja nxorri atë që nuk e pranon moshën mbi 40 të femrave edhe pse ajo është vet përafërsisht në këtë moshë. Ajo e humbi lojën me meshkujt. U bë shumë mike me mua nga fundi dhe i thash ‘ti i besove shumë meshkujve’, nuk duhet ta bësh këtë dhe ndryshoi duke shkruar te grupi i vajzave. Ka koncepte shumë të gabuara, nuk e shikoj lojtare të denjë për të ecur përpara”, tha Meri.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb