ShowBizzz

Motra e Bardhit refuzoi ta takonte, Meritoni-Sarës: Ka parë gabimet në lidhje me…

Gjatë spektaklit të djeshëm, këngëtari Bardhi u surprizua nga motra e tij në një takim disa minuatash ku mes emocionesh janë përqafuar dhe biseduar për pak çaste.

Motra e Bardhit si të gjithë familjarët e konkurentëve në Big Brother Vip Albania e ka këshilluar që ky i fundit të jetë më shumë aktiv në biseda dhe debate brenda shtëpisë.

Por ajo në asnjë moment nuk ka përmendur Sarën, e cila prej disa kohësh ka krijuar një lidhje me këngëtarin në shtëpinë më të madhe në vend.

E pyetur nëse do donte të takonte dikë tjetër nga banorët e BBV, motra e Bardhit nuk pranoi dhe tha se ka ardhur vetëm për Bardhin.

Konkurrenti tjetër, Meritoni e ka përdorur këtë situate për të sulmuar Sarën që prej disa kohësh kanë debate, ku në një moment edhe e pyet se pse nuk e takoi motra e Bardhit. Kjo e fundit, u shpreh se nuk e di, por ndoshta për faktin se  është për shkak të lojës që po bën.

Biseda e zhvilluar mes dy banorëve:

Meritoni: Pse mendon që nuk të takoi motra e Bardhit?

Sara: Nuk e di, ti pse mendon? Si shok i mirë ma jep ti një përgjigje.

Meritoni: Unë mendoj që ka parë disa gabime që ke bërë ti ndaj raportit që keni të dy.

Sara: Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjella ime deri tani sepse unë ka momente që fus lojën në veprimet e mia, përveç marrëdhënies sime dhe jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë, por unë e di se kush jam jashtë dhe nëse ata do e kenë interesin të më njohin, do e mësojnë shumë se si jam unë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb