Beyonce ka dhënë së fundmi një intervistë me “Essencé” dhe për herë të parë ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje autoimune, “Kam kujtime shumë të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një rrugëtim shumë personal. Që nga fëmijëria në sallonin e nënës time te im atë që më lyente skalpin me vaj për të më mjekuar psoriazën, këto momente kanë qenë të shenjta për mua”.
Këngëtarja zbuloi edhe arsyen pse preu flokët në vitin 2013, “Prerja e flokëve ishte rebelimi im kundër gruas që shoqëria mendon se duhet të jem. Isha një nënë e re dhe diçka që lidhej me çlirimin e të qenit nënë më bëri t’i pres. Ishte një demonstrim fizik i imi që hiqja të gjitha pritshmëritë ndaj meje. Ishte çfarë kisha nevojë të bëja. Pas kësaj, u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt vendimeve më të guximshme që kam bërë në jetën dhe karrierën time që më kanë udhëhequr drejt asaj që jam tani”.
Sëmundja autoimunitare psoriasis bën që trupi të prodhojë qeliza të reja lëkure me tepric,ë duke shkaktuar pulla dhe kruarje në skalp, bërryla, gjunjë dhe zona të tjera të trupit. Këtë betejë Beyonce e rrëfeu pasi dha lajmin për linjën e saj të re të produkteve për kujdesin e flokëve. Ajo ndau edhe kuptimin e emrit të linjës së saj të re Cécred.
“Unë mora fundin e emrit tim, Cé, dhe e bëra fillimin e fjalës së shenjtë për të krijuar Cécred. Nga salloni i nënës sime, ritualet e përditshme me babanë tim dhe përvojën e viteve në zhvillimin e një linje për kujdesin e flokëve, udhëtimi ka qenë pikërisht ky: Cécred,” shpjegoi Beyonce.
bal