Endrik Beba i ka reaguar deklaratës së ish partneres së tij, e cila u bë virale në rrjet. Ajo kërkonte publikisht nga mediat që mos të përdorin më foto të djalit të saj, duke shtuar më tej se djali i Endrikut është i saj dhe jo i partneres aktuale të tij, Kleas.
I ftuar në “Shqipëria Live”, Endriku u shpreh se deklarata e ish-partneres së tij është keqinterpretuar, pasi ajo donte vetëm që të mos të përmendej më në publik djali i tyre.
Erjona Rusi: Doja të të pyesja për partneren tënde aktuale, ke thënë tek Bieta që është kërcënuar, nga kush?
Endrik Beba: Nga profile false, ofendime, kërcënime për fëmijën.
Arjon Muça: Janë profile false të cilat janë mbyllur tani, kemi thjesht screen shot që i ka bërë Klea dhe kaq.
Erjona Rusi: Është frikësuar?
Endrik Beba: Jo nuk është frikësuar sepse është vajzë inteligjente dhe i kupton të gjitha. Këtu në foto keni nxjerrë ish-bashkëshorten dhe jo Klean.
Erjona Rusi: Është thjesht një screenshot i marrë nga portalet.
Endrik Beba: Është diçka që është keqinterpretuar sepse është përmendur djali nëpër portale dhe ka dashur të sqarojë që djali është i saj.
Arjol Muça: Më vjen keq Endrik që më së shumti u fol për ish-partneret e tua apo për partneren aktuale dhe nuk arritëm t’i jepnim fokus apo vëmendje personit që ti je, një artist.
Endrik Beba: Kjo është ajo gjëja që mua më dha një kolaps emocional. Këto historitë e shkuara, nëse unë do doja të isha në luftë me personat që kam patur në jetën time, të cilët kanë pasur një rol të rëndësishëm ose nuk kanë një rol të rëndësishëm, unë do kisha zgjedhur të hyja dorë për dore me ta, në atë shtëpi. Unë zgjodha të hyj vetëm.