Lajme

Ambasadori britanik: Miratoni reformën zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith, pas takimit të zhvilluar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që të përshpejtohet miratimi i reformës zgjedhore, me përfshirjen e të gjitha palëve politike.

Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë  së  Bashkuar për Komisionin. Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të  gjitha perspektivat politike duhet të  përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo