Lajme

23-vjeçarja nga Shkodra konsumon fostoksinë, vdes në spital

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur si pasojë e konsumimit të fostoksinës. Kësaj here ka qenë një 23-vjeçare nga qyteti i Shkodrës e cila ka ndërmarrë aktin tragjik duke i dhënë fund jetës përmes konsumimit të këtij helmi.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se e reja me ininciale S.H, është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani nuk dihet shkaku i cili ka shtyrë të renë drejt këtij akti të rëndë, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar frikshëm në vend gjatë javëve të fundit. Martesa të palumtura, shantazhet apo edhe debatet e një momenti kanë çuar disa persona drejt vetëvrasjes me fostoksinë.

Rasti më i fundit u shënua sot në Vlorë, ku shtetasja H. B., 62 vjeçe, u paraqit në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi  dyshohej se ka konsumuar fostoksinë. Fatmirësisht ajo arriti të shpëtonte.

Ndërkohë një tjetër rast u shanua në Berat, ditë më parë, ku një grua 41-vjeçare i dha fund jetës pas një debati në telefon me bashkëshortin, i cili jeton prej një viti në Greqi. Pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe ia ka lënë amanet fëmijët e saj.

Gjithashtu më herët sërish në Berat, një 63-vjeçar i dha fund jetës po ashtu duke konsumuar fostoksinë.

Më 2 shkurt po ashtu një 18-vjeçare nga Lushnja i dha fund jetës në lule të rinisë. Duke konsumuar fostoksinë. Ajo kishte vetëm 25 ditë që ishte fejuar dhe dyshohet se debatet me partnerin e çuan të renë drejt vetëvrasjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, njoftoi policia.

Një tjetër rast i vetëvrasjes me fostoksinë tronditi mbarë opinionin publik dhe flasim për rastin e Bedrie Lokës. 45-vjeçarja nga Berati i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë për shkak të dhunës dhe presioneve nga bashkëshorti i saj. Për vdekjen e 41-vjeçares u arrestua  bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo