Graciano Tagani la shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme. Në një nominim të fortë përballë me Romeon, Ilnisën, Rozën, Eglën dhe Meritonin, publiku zgjodhi Gracianon si banorin që duhet të lërë shtëpinë.
Sot ai ka bërë reagimin e parë pas daljes, por i ka habitur të gjithë me një detaj.
Ndryshe nga personazhet e tjerë që pas daljes kanë hedhur ndonjë thumb apo akuza ndaj produksionit, reagimi i Gracianos ishte plot mirënjohje dhe dashuri.
“Mesazhet gjatë këtyre 24h të fundit, më kanë mbushur zemrën plot ndaj me përulësinë më të madhe ju them faleminderit! Mirënjohës për të gjithë ju, që edhe pse në një kohë të shkurtër diferencuat dhe vlerësuat sjelljen time dhe rrugëtimin tim që mbushur plot me emocion, në momente të bukura, situata sfiduese jo në pak raste , por gjithmonë autentike”, shkruan Graciano.