Gjatë intervistës në Shqipëria Live, Endrik Beba është pyetur në lidhje me deklaratën e Sarës, e cila u ka treguar disa banorëve se ata janë ndarë për shkak të tradhtisë së këngëtarit.
Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.
Pjesë nga intervista:
Arjon Muça: Sara i ka treguar banorëve se ti e ke tradhtuar, ka qenë faji yt si tradhtar që e ka prishur lidhjen.
Endrik Beba: E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq.
lokimagazine