ShowBizzz

E vërteta e lidhjes së Sarës me boksierin nuk qenka siç u tha

Sara Gjordeni ka sqaruar të vërtetën e lidhjes së saj me boksierin Jurgen Uldedaj.  Në Primen e të martës në BBV, ajo pati mundësinë të hapë Kutinë e Pandorës duke iu dhënë mundësia për të lexuar në internet për dy minuta çfarë të donte ajo. Sara ka lexuar se shumica e lajmeve bëheshin për ish-partnerin e saj, ku ajo dha sqarimin në raport me të.

Ajo tha që nuk kanë bashkëjetuar asnjëherë dhe se nuk ka patur kurrë lidhje mbi lidhje, pra lajmet “edhe Bardhin edhe Jurgenin” nuk janë të vërteta.

“Nuk kam patur asgjë me të. Nuk kam bashkëjetuar e nuk e kam lënë pezull jashtë. Dua ta sqaroj këtë”-ka thënë Sara.

Disa ditë më parë në shtëpinë e ‘BBV3’ ka hyrë një dron me foton e Jurgenit, ish-in e Sarës, ku shkruante: Kampion bote!

Në atë moment Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit: “E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.

E vërteta e lidhjes së Sarës me boksierin nuk qenka siç u