Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë së fundmi një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.
Ajo publikuar një fotografi të një skulpture të Mbretëreshës Teutë, e cila paraqitet e tëra nudo. Ky postim ka shkaktuar një debat të madh lidhur me interpretimin dhe respektin ndaj trashëgimisë ilire.
Në postimin e saj në Facebook, Adelina ka shprehur një pyetje të hapur ndaj ndjekësve të saj duke shkruar: “Të dashur miq. Në shumë religjione, femra është e veshur/mbuluar. Si ma komentoni këtë përmendore të Mbretëreshës sonë Teutë?”.
Foto e postuar nga Adelina Ismajli
Reagimi i Adelinës, e cila aktualisht është drejtuese e emisionit të saj “Show i Së Premtes” në RTK, vjen pas një serie polemikash të shumta në media, duke përfshirë një debat virtual me hoxhë Shefqet Krasniqin.
Polemika filloi kur hoxha Krasniqi kritikoi këngëtaren Shkurte Fejza për mos-predikimin e fesë islame, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Adelina Ismaili, e cila mbrojti lirinë e çdo individi për të zgjedhur besimin e tyre.
Fotografia e skulpturës së Mbretëreshës Teutë ka nxitur diskutim në hapësirën për komente, teksa disa persona kanë shprehur vlerësim për lirinë artistike të Adelinës për të shprehur veten përmes artit, duke e përdorur figurën e një heroine të lashtë për të adresuar çështje aktuale.
Ndërkaq, ka edhe atyre që kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me respektin ndaj vlerave tradicionale dhe fetare. Për momentin, Adelina Ismaili nuk ka bërë komente të tjera në lidhje me postimin e saj, por ka lënë hapur një fushë për diskutime të mëtejshme.