Bota

Dhuroi 51 dollarë për Ukrainën, Rusia arreston balerinën

Të futesh në burg vetëm se dhurove 51.80 dollarë.

Kjo është historia e Ksenia Karelina, balerinës ruse me nënshtetësi amerikane.

Ajo dhuroi për bamirësi për Ukrainën vetëm 51 dollarë, teksa ndodhej në Amerikë dhe sapo shkeli në Rusia, për të takuar gjyshërit, u arrestua.

Akuza?

Tradhti kombëtare.

Dhuroi 51 dollarë për Ukrainën, Rusia arreston balerinën

Historinë e ka bërë publike për mediat i dashuri i saj Chris Van Heerden, që me lot në sy thotë: Do ma kthejnë. Nuk është e qartë se si është bërë dhurimi dhe as si Rusia e ka zbuluar. Me shumë mundësi, dhurimi mund të jetë bërë në vendin e punës.

Karelina, e cila u bë shtetase amerikane në vitin 2021, hyri në Rusi më 2 janar, por SHBA u vunë në dijeni për arrestimin e saj në 8 shkurt. Pra një muaj më vonë.

Puna e saj ka dalë gjithashtu me një njoftimi ku shprehin keqardhje për arrestimin e saj.



/tiranapost