Tom Cruise thuhet se është ndarë nga Elsina Khayrova. Ky lajm vjen disa ditë pasi ylli i “Mission Impossible” u takua me fëmijët e saj. Ndarja thuhet se ka qenë miqësore dhe sipas Daily Mail, kjo edhe për një arsye të rëndësishme, pasi të dy jetojnë në të njëjtën bllok apartamentesh në kryeqytetin britanik.
“Një ndarje jo e mirë do të ishte e sikletshme për të dy, nëse do të përplaseshin me njëri-tjetrin në ashensor”, thotë një burim për “The Sun”. 61-vjeçari dhe 36-vjeçarja, e cila është ish-gruaja e oligarkut Dimitry Tsvetkov, besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar gjatë një feste në Londër, ku u panë duke kërcyer së bashku.
Romanca e çiftit për herë të parë u bë kryefjalë kur ata bënë debutimin e tyre publik në një festë në dhjetor, me burime që i thanë ekskluzivisht “Us Weekly” se ata po takohen. Fëmijët më të mëdhenj të Cruise, Isabella dhe Connor, thuhet se janë mbështetës të marrëdhënies dhe të emocionuar kur shohin babain e tyre të gjejë përsëri dashurinë.
Elsina ka qenë e martuar më parë me Dimitry Tsvetkov dhe është vajza e Rinat Khayrova, e cila është pjesëtare e Policisë Ushtarake Ruse. Ajo thuhet se ka dy fëmijë me Tsvetkov.
bal