Gjykata ka lënë në burg nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të cilët akuzohet për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.
67-vjeçarja dhe 44-vjeçari ranë në prangat e Policisë ditën e djeshme pas denoncimit të nënës së të miturit, që gjyshja dhe babai i tij, e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.
Dyshja nënë e bir njihen për videot dhe live-t (me fjalë banale) që bëjnë në Tik Tok. Uniformat blu njoftuan se arrestimi i nënë e bir është bërë pas kallëzimit që ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit ka bërë në polici.
Shtetasja E. A kallëzoi në dhjetor të 2023 se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Menjëherë pas denoncimit policia regjistroi rastin dhe shpalli në kërkim dy TikToker-at të cilët u arrestuan sot.
Platforma e rrjetit social Tik Tok ka dalë jashtë kontrollit kohët e fundit në vendin tonë. Disa gra dhe vajza kanë shkuar deri në aktin ekstrem të vetëvrasjes për shkak të presionit dhe shantazheve që u janë bërë në Tik Tok.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo