Aktualisht, eshte aktori më i njohur i momentit: Ylli i filmit Oppenheimer Cillian Murphy megjithate, ben një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia. Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, thote IrishMirror. Cifti kanë dy fëmijë së bashku, Malachyn dhe Aranin dhe jetojnë në një shtëpi pa internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.
Madje, ai i shmanget edhe telefonit: Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas, e shoqja e regjisorit Christopher Nolan, tregoi sesi kishte tentuar me kot ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se kishte fituar rolin kryesor në filmin e nominuar në një sërë kategorish për cmimet Oskar këtë vit, përfshirë kategorinë kryesore.
Aktori irlandez, pati nje sukses te rrufeshem edhe ne serialin Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby. Ai nuk ka as llogari ne rrjetet sociale, e sqarimi i vetëm për këtë ishte se: “Jam shumë i moshuar për gjëra të tilla”!
bal