Ditën e sotme, një veprim i Kiarës ndaj Luizit çuditi jo pak ndjekësit e tyre.
Ajo vendosi papritur që të heqë nga lista e ndjekësve emrin e Luizit, duke lënë vend për dyshime se mes tyre ka një krisje.
Megjithatë pak më parë është zbuluar edhe se si qëndron e vërteta në këtë situatë.
Shkak për veprimin e Kiarës thuhet se është bërë gazetari Ronaldo Sharka. Ky i fundit kishte të ftuar Kiarën në emisionin e tij, “Mos i bjer me top”, ku e ka ‘detyruar’ atë që t’i bëjë “unfollow” Luizit.
Një reagim ka ardhur edhe nga Sharka, i cili në një postim në InstaStory, shkruan:
Një super personazh i ftuar këtë të diel në “Mos i bjer me top”. Kush është?
lokimagazine