E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” këngëtarja Gigliola Haveriku foli rreth lojës së mikeshës së saj në BBV, Ilnisa Agolli.
Çfarë mendon ajo rreth debatit midis Ilnisës dhe Rikes?
“Nuk mendoj që është xhelozi sesa ego e vrarë. Asnjëherë në botë nuk do të bëhej xheloze për Riken. Nuk ka shance. Nuk do të bëhej për Riken, sepse e sheh larg karakterit të saj dhe nëse ajo mendon se i pëlqen Meritonit, nuk do të mendonte kurrë që Rikja do t’i pëlqente Meritonit. “
Si mund të ishte mashkulli ideal për Ilnisën, duke u bazuar në marrëdhëniet e saj në të kaluarën?
“Do të habitesh, por për këtë gjë nuk di të jap një përgjigje shumë ekzakte, sepse ajo vetë nuk ka qenë kurrë ekzakte në këtë aspekt. Gjithmonë thoshte që nëse do të përkufizoj një mashkull që ajo pëlqen, ajo e përkufizon si shpirt e jo si njeri. Me pamjen fizike, me postin e caktuar, etj. Ajo e flet si një shpirt. Kshuqë as habitem, as them që është e vërtetë se këtë mashkull pëlqen Ilnisa.”
Po për Meritonin, çfarë mendon ajo?
“Se di, unë Meritonin akoma nuk e kam kuptuar si karakter. Flet më pak. Kam përshtypjen që me një person që ti ke pëlqim, e kupton edhe me lëkurë, domethënë me ndjesi. Po e përkufizoj më shumë si lidhje toksike këtë marrëdhënie që ka Ilnisa me Meritonin.”
lokimagazine