Lajme

“Je humbës, nuk e pranon”, Mazniku ia thotë në sy, i kthehet keq Shehaj

Ministri Arbjan Mazniku dhe deputeti Agron Shehaj janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” dhe po diskutonin për sistemin zgjedhor. Shkak është bërë një deklaratë e ministrit, se Shehaj doli humbës në zgjedhje dhe nuk pranoi rezultatin.

Sipas tij, njerëz që futen në zgjedhje, garojnë dhe nuk fitojnë nisin të anatemojnë sistemin, por nuk e shikojnë gabimin te vetja.

Kjo nuk i ka pëlqyer deputetit demokrat, i cili ka thënë se me aq para sa ka Mazniku – duke ju referuar Partisë Socialiste ku ai aderon dhe të cilën e përfaqëson -, fiton edhe një majmun. Sipas Agron Shehaj, deklaratat e ministrit janë thjesht teorira.

Arbjan Mazniku: Anatemimi që i bëhet sistematikisht sistemit nga njerëzit që thjesht humbasin, njerëz të cilët garojnë, futen në zgjedhje, humbasin, nuk e shohin dot të vërtetën në fytyrë dhe të kuptojnë që thjesht kanë humbur. Thjesht njerëzit nuk kanë zgjedhur alternativën e tyre politike se nuk i besojnë. Midis një të vërtete të prekshme reale që njerëzit nuk i besojnë se nuk kanë një alternativë të besueshme qeverisëse, në atë moment zgjidhja më e thjeshtë është të demonizojmë sistemin.

Zotëria në fjalë ka qenë në fushatë të 2021 shpenzuesi më i madh sipas faqes së Facebook, shpenzuesi më i madh i çdo kandidati individual si shpenzues. Nuk e di sa. Siç dhe ndodh, ishte dhe performuesi më i mirë te gara e PD. Tentativa për të anatemuar sistemin kur thjesht je humbës, është një nga ata që në Amerikë quhen humbësa që s’dinë të pranojnë humbjen.

Agron Shehaj: Mazniku ka shumë të drejtë që të vijë të japi leksione të thotë ju humbët kështu që pranoni humbjen, edhe duke shitur dhe mend duke na treguar teori këtu. Me paratë e Maznikut fiton kushdo, me paratë që ka Mazniku dhe përdor në fushatë elektorale fiton edhe një majmun. Një majmun ta marrësh t’i japësh paratë që ka përdorur Mazniku në zgjedhjet e fundit në 2021, fiton. Edhe me pushtetin që ka. Kur flet Mazniku sa kam harxhuar unë në Facebook, unë mund të kem harxhuar 10 mijë Euro një gjë e tillë.

Mazniku duhet të na thotë, PS ka një hiprokizi thotë që ka deklaruar 1.5 milionë. E di kushdo që ju keni harxhuar dhjetra miliona Euro dalë nga ju, përveç atyre që kanë dalë nga oligarkët tuaj. Ju vetëm për këtë duhet të ishit në burg. E di kushdo, e di SPAK, e dinë ndërkombëtarët, e dinë gjithë shqiptarët. Dhe mos na shit mend ne këtu se nëse ke fituar, ke fituar me para, nuk ke asnjë aftësi, asnjë zotësi. Thjesht ke vjedhur dhe me paratë që ke vjedhur ke blerë zgjedhjet edhe je aty ku je. Dhe keni 3 mandate që jeni aty dhe i keni kthyer zgjedhjet në nëj formalitet. Kështu që mos na shit shumë mend.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo