Analisti Andi Bushati i është drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke i thënë se është kundër vendimit që heqin dorë nga fraksioni në PD dhe t’i bashkohen pa gushte grupit të drejtuar nga Sali Berisha.
Mirëpo, Bardhi iu kthye duke i thënë se ata janë bashkuar në diversitetit dhe e thonë mendimin e tyre lirshëm pa asnjë problem.
“Kjo në gjykimin tim do të vlente nëse mënyra se si funksionojnë partitë do të kishte një marrëveshje fraksioni. Ne jemi bashkuar në diversitet, quaje po të duash edhe fraksion, quaje si të duash”, tha Bardhi, teksa më tej theksoi se do të vijojë të shprehë mendimin e tij lirshëm edhe kur të ketë në krah Berishën, sa i përket non-gratës së tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bushati vijoi duke pyetur Bardhin se nëse më vonë Berisha bën kryetare të Partisë Demokratike, Argita Malltezin dhe i drejtohet anëtarëve demokratë që ta votojnë, çfarë do të bëjnë këta të fundit?!
“Nëse Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia. Dhe nga 20 dilni 3”, tha Bushtati, duke shtuar se sipas mendimit të tij Sali Berisha duhet t’u japë deputetëve edhe fuqi institucionale si minorancë e fortë, e artikuluar dhe me garanci që do të ketë jetë reale në këtë parti.
Pjesë nga biseda:
Andi Bushati: Berisha, pa Bashën, pa Bardhin, e provoi me gjysmë milioni vota që janë pak për një opozitë. Problemi është se, unë nuk jam fare dakord që t’ua vëmë fare në pullë këtyre amerikanëve, por ka një pjesë të elektoratit të djathtë që e ka qejf t’i biesh fyellit dhe në këtë vrimë. Pra, pse ai fraksioni që z. Bardhi tha se hoqëm dorë, duhet? Duhej afruar një fluks në PD siç thanë në fillim që për ne është problem që kemi një non grata në krye të partisë, që Sali Berishën me non grata ta çojmë për kryeministër. Ore jemi kundër kulturës berishiste. Ka patur një grup të vogël PD-ja që janë qenë pd-istë, por jo berishistë. Jo vetëm do të garantonit vendet dhe postet tuaja, por do të garantonit edhe një frymë përtej këtij gjysëm milioni që e votuan Berishën në maj. Dhe një pd-ist joberishist do të kishte vend. Frika juaj për t’u bashkuar, se Berisha ka forcë elektorale, është lideri historik, është makineri që ka bluar çdo lloj mishi brenda asaj strukture. Frika është që ju të absorboheni nga berishizmi, pa e pasur këtë garanci, një levë.
Gazment Bardhi: Kjo në gjykimin tim do të vlente nëse mënyra se si funksionojnë partitë do të kishte një marrëveshje fraksioni. Ne jemi bashkuar në diversitet, quaje po të duash edhe fraksion, quaje si të duash.
Andi Bushati: Fraksion me garanci institucionale, jo kemi dhënë besën.
Gazment Bardhi: Besë është edhe fraksioni. Ai qëndron te mendimi ndryshe. Do të ishte mendimi i një pakice dhe nuk do të ndikonte vendmmarrjen. Vlera e vetme që ka fraksioni është mundësia që ka një grup brenda partisë për të thënë lirshëm mendimin, qëndrimin, siç jam për non gratën e Berishës dhe kam krejtësisht lirinë për ta thënë këtë publikisht në institucionet e partisë dhe do të vazhdoj ta them edhe kur ta kem z. Berisha në krah. Kjo është respektuar dhe do të respektohet.
Andi Bushati: Jo për karrigen tuaj, por për fluksin pra për diçka më shumë se ai gjysmë milioni votues opozitarë që ata janë berishistë. Puna është si do të afrosh njerëz më tepër
Nëse Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia. Dhe nga 20 dilni 3. Unë mendoj se është edhe në të mirë të Berishës që t’u japë ju edhe fuqi institucionale si minorancë e fortë, e artikuluar dhe me garanci që do të ketë jetë reale në këtë parti.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo