Kjo është 19-vjeçarja, Hygerta Meta, e cila vrau ditë më parë të atin pasi ky i fundit dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj. Hygerta Meta, vrau me armë zjarri babain e saj 49-vjeçarin Pëllumb Meta dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë.
19 vjeçarja ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.
Pas një debati vajza ka vrarë babain dhe trupin e tij e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Ishte djali i familjes, shtetasi si H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, i cili 10 ditë.
Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.
Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes. Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo