Lajme

Lajçak në Romë, diskutime për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, njoftoi se ka pasur një sërë takimesh me zyrtarë italianë në Romë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se ka çështjet më të gjëra rajonale dhe hapat që do të merren për çështjet në fjalë do të diskutohen në muajt e ardhshëm.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe koordinimin e ngushtë në përpjekjet tona të përbashkëta. Nga Roma do të shkoj në Maltë për një seri tjetër konsultimesh të rëndësishme”, tha Lajçak.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo