Kënga e Izraelit në Eurovision 2024 mund të s’kualifikohet për shkak të tekstit politik. Transmetuesi publik i Izraelit thotë se është në bisedime me Unionin Evropian për këtë çështje, por nuk ka ndërmend të ndryshojë këngën apo tekstin, edhe nëse kjo i kushton Izraelit vendin e tij në konkursin e këtij viti.
Sipas burimeve evropiane, kënga “Shiu i tetorit” përmban mesazhe politike. Në përgjigjen e saj të parë ndaj raportit të Ynet, EBU theksoi, “Aktualisht jemi në proces të shqyrtimit të kujdesshëm të tekstit të këngës, një proces që është konfidencial midis EBU dhe Korporatës Transmetuese Publike deri në vendimin përfundimtar.
Të gjithë transmetuesit kanë afat deri më 11 mars për të dorëzuar zyrtarisht këngët e tyre. Nëse një këngë nuk i plotëson kriteret për ndonjë arsye, kompanisë i jepet mundësia të dërgojë një këngë të re ose tekst të ri, sipas rregullave të konkursit”.
Bjellorusia mori një vendim të ngjashëm në vitin 2021, duke refuzuar të ndryshojë këngën e saj në mënyrë që të përputhej me rregullat.
bal