Edhe pse shumë shpejt për një lidhje si ajo e tyre e cila sapo ka nisur, por Heidi dhe Romeo duket se po përjetojnë krizën e parë në çift në shtëpinë e ‘BBV3’. Ata e filluan ditën me zënka dhe Romeo shprehet se është i zhgënjyer nga partnerja e tij, teksa i thotë se në darkë i kap dorën ndërsa ditën e sulmon para publikut. Zanafilla e ftohjes së papritur të çiftit është një debat që Juli pati me Romeon dhe ndërhyrja e Heidit u pa nga aktori si mbështetje ndaj ‘kundërshtarit’ të tij.
Pjesë nga biseda”
Romeo: Me njerëzit që të duan ti thonë gjërat në vesh. Ti te krevati të jep dorën dhe këtu të sulmon
Heidi: Nuk është kështu
Romeo: Është fiks kështu
Heidi: E ke kuptuar gabim
Romeo: Ti mua më thua që je gjithmonë i varur
Heidi: Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatave që ti ke me të tjerët
Romeo: Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak. Jo të qeshësh e të më sjellësh njerëz në tavolinë mua. Bëhesh gjak, do t’a hash atë tjetrin. E jo ta përdoresh emrin tim për të mbrojtur atë tjetrin e për të më sulmuar mua. Bëhesh gjak, mos ma trego me fjalë mua. Nuk dua fjalë, fjalë kam nga të gjithë unë. Nëse është nevoja ne ndahemi vetë o zemra, s’ka nevojë për të tjerët
Heidi: Ti po ndahesh nga unë
Romeo: Unë po ndahem nga ti?
Heidi: Po
Romeo: Pse ça të bëra unë?
Heidi: Asgjë, ja s’po më kupton
Romeo: S’po të kuptoj? Po nuk po më jep arsyen, se kupton këtë gjënë?
Heidi: Nuk ka arsye, thjesht si po e kthen ti.
bal