ShowBizzz

Mund ta merrni për të çmendur pas kësaj video, Andi: Po po kam rrëshqit…

Nëpërmjet një story të publikuar, Andi Artani na ka zbuluar një mënyrë shumë të pazakontë të të bërit vrap.

Ai shfaqet zbathur duke vrapuar, teksa shprehet:

“Më quani të çmendur, por kjo është gjëja më e mirë ndonjëherë”.

Në fakt ecja dhe vrapimi zbathur rekomandohet edhe nga ekspertët për shkak të benefiteve shëndetësore.

Ecja zbathur është një mënyrë efektive dhe natyrale për të parandaluar sheshimin e shputës së këmbës. Sipërfaqet e sheshta ose këpucët e parregullta janë kontribuesit më të mëdhenj në dobësimin e muskujve të këmbës. Përveç kësaj, vrapimi zbathur mund të rrisë lartësinë e harkut tuaj. Sa më shumë ecni zbathur, aq më të fortë bëhen muskujt e këmbës.

Ecja zbathur ndihmon edhe organet tuaja. Si? Sa më i trashë të jetë gjaku juaj, aq më shumë rrezikoheni nga sëmundjet kardiovaskulare. Por sipas një studimi të kryer nga Journal of Alternative and Complementary Medicine, ecja zbathur ul viskozitetin e gjakut. Për më tepër, ecja zbathur ndihmon në zhvillimin e trurit, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. Përveç kësaj, kockat forcohen dhe shumë pika të akupresurës mund të lehtësojnë gjendjen e veshkave dhe mëlçisë.



ks