LifeStyle

Kjo është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen: “Në mëngjes ha si mbret”. Kjo frazë nuk është aspak e rastësishme, pasi mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi aktivizon metabolizmin dhe siguron energjinë e nevojshme për të kryer detyrat.

Ju mund të keni dëgjuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos e anashkaloni këtë vakt nga dieta juaj e përditshme. Po aq e rëndësishme, megjithatë, është se çfarë përfshin ai vakt, si dhe koha kur konsumohet.

Një studim i fundit i botuar në Nature Communications arriti në përfundimin se koha kur hani vaktet tuaja, veçanërisht mëngjesin dhe darkën, ndikon ndjeshëm në shëndetin tuaj kardiovaskular.

Për sa i përket mëngjesit konkretisht, studiuesit nga Inrae, Inserm, Universite Sorbonne Paris Nord dhe Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë zbuluan se ngrënia herët në mëngjes mbron shëndetin e zemrës, ndërsa për çdo orë që ne vonojmë të përfundojmë vaktin e parë të ditës, rreziku për shëndetin kardiovaskular rritet me 6%.