ShowBizzz

Kush do jetë fituesi i Big Brother Vip III? Ja si përgjigjen banorët

Mes lojrave që Big Brother Vip organizon për banorët e shtëpisë, ishte dhe loja me pyetje për secilin nga konkurrentët.

Çdo banor duhet të lexonte pyetjet në monitro dhe më pas të përgjigjeshin secili pyetjes pa u ndikuar nga marrëdhënia që kanë me njëri-tjetrin.

Pyetja e radhës që u shfaq në monitor kishte të bënte me banorin që mund të jetë fitues i këtij edicioni:

Kush ka më shumë gjasa të fitojë Big Brother?

Banorët i janë përgjigjur kësaj pyetje të gjithë, edhe pse kush më i sinqetrë dhe kush më pak.

Këto ishin përgjigjet e banorëve, bashkë me argumentin nëse kanë pasur:

Ilnisa: Për arsye logjike të fortë, për arsye durimi të hekurt, për arsye tolerance të jashtëzakonshme edhe për arsye humori fin, Meritoni.

Meritoni: I bie sikur të luaj ping-pong, por Ilnisa për shkak të përgatitjeve edhe njohurive që ka. Mendoj Ilnisa ose Gazi.

Rike: Fationi e meriton.

Juli: Ledjona për shkak të kauzës që përfaqëson.

Sara: Për mua do të doja të ishte Juli ose Vesa. Vesa mendoj që është nga ato personazhet që surprizon nga mesi i lojës.

Heidi: Romeo sepse është njeri që vepron me zemër

Egla: Unë mendoj që fituese është Egla, në qoftë se nuk është Egla, Gazi.

Romeo: Unë mendoj Heidi sepse është një vajzë e dashur dhe ka fytyrën e një fitueseje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb