ShowBizzz

Kush e fiton “BBVIP3” sipas vetë banorëve të reality show-t?

Loja me pyetje që ka organizuar “Vëllai i Madh” sot, me disa pyetje mjaft interesante, na ka treguar më shumë për mënyrën se si vetë banorët e shtëpisë i shohin disa prej lojtarëve të tjerë, sjelljet e tyre, çiftet apo edhe se kush do shpallet në fund fitues.

E meqë jemi këtu, pikërisht pyetjes se “Kush ka më shumë gjasa ta fitojë Big Brother” disa konkurrentë ju përgjigjën me shumë sinqeritet, ndërsa pati emra të ndryshêm që u thanë.

Këto janë disa prej përgjigjeve, disa të pritshme dhe disa jo edhe aq:

Ilnisa: Për arsye logjike të fortë, për arsye durimi të hekurt, për arsye tolerance të jashtëzakonshme edhe për arsye humori fin, Meritoni.

Meritoni: I bie sikur të luaj ping-pong, por Ilnisa për shkak të përgatitjeve edhe njohurive që ka. Mendoj Ilnisa ose Gazi.

Rike: Fationi e fiton…

Juli: Ledjona për shkak të kauzës që përfaqëson.

Sara: Për mua do të doja të ishte Juli ose Vesa. Vesa mendoj që është nga ato personazhet që surprizon nga mesi i lojës.

Heidi: Romeo sepse është njeri që vepron me zemër

Egla: Unë mendoj që fituese është Egla, në qoftë se nuk është Egla, Gazi.

Romeo: Unë mendoj Heidi sepse është një vajzë e dashur dhe ka fytyrën e një fitueseje.



lokimagazine