Një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vipa Albania për banoren Ilnisa Agolli.
Ilnisa edhe pse është paralajmëruar se po thyen rregullin, ajo ka vazhduar të fikë mikrofonin, diçka e përsëritur disa herë sipas njoftimit. Për këtë arsye si dënim, Ilnisa do të jetë e padukshëm nga banorët.
Banorët duhet të mos kënë asnjë komunikim me Ilnisën dhe as të reagojnë në asnjë moment me verimet që ajo mund të bëjë rreth shtëpisë në situata të ndryshme, ndryshe do të dënohen.
“Gjatë këtyre ditëve Vëllai i Madh ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesorë të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, Ilnisa është e padukshme në shtëpi. Banorët nuk do të flasin, kthejnë përgjigje dhe të reagojnë me të. Ata që do ta thyejnë këtë rregull do të dënohen nga Vëllai i Madh”, – shkruhej në Zarfin e Zi.
Pas leximit të Zarfit të Zi, shumë nga banorët janë shprehur të lumtur që nuk do të kenë asnjë komunikim me banoren Ilnisa Agolli, që jo pak herë shkakton debat dhe trazon situatën brenda shtëpisë.
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo