Lajme

Hetuesit rusë ultimatum nënës së Navalny: Funeral private, ose e varrosim vetë

Mësohet se hetuesit rusë i kanë dhënë një ultimatum nënës së Alexei Navalny-t për mënyrën sesi do të zhvillohet funerali.

Brenda tre orësh nënës së Alexei Navalny, Lyudmila Navalnaya i është dashur të zgjedhë nëse do të ketë ceremoni mortore private për të birin ose në të kundërt, Navalny do të varroset në burgun ku ndërroi jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e opozitarit i cili ndërroi jetë në burgun ku po vuante dënimet që i ishte dhënë në rusia.

Një ditë më parë, Navalnaya i akuzoi hetuesit se po e shantazhonin rreth mënyrës sesi do të përcillej i biri, lideri i opozitës ruse i cili ndërroi jetë në një burg të vendosur në Arktik.

“Thjesht kthejini Lyudmila-s, të birin pa kushte,” – bëri thirrje Dmitry Muratov, një gazetar fitues i Çmimit Nobel, në një video të publikuar në mediat sociale të premten.

Mbi 25 regjisorë filmash, artistë, yje të baletit, fitues të Nobelit dhe kundërshtarë të presidentit Putin kanë bërë thirrje deri më tani që trupi i opozitarit të ndjerë rus t’i kthehet familjes.

Sipas raportimeve, Navalnaya e ka refuzuar ultimatumin. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të respektojnë ligjin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo