Çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së publikut me lajmin e ndarje së tyre.
Teksa shumë thashetheme qarkullojnë për tradhëti nga ana e Xhensilës, manovra për fshehje të pasurisë që kanë në hetim, duket se një tjetër lajm i është shtuar listës.
I ftuar në “Pasditja ime” me Gerta Gixharin në RTSh, gazetari Angjeli Dikolli, është shprehur se Bes Kallaku është parë së fundmi në një nga club-et e Tiranës në praninë e një vajze.
Ai tha se dukej se kontakti i tyre fizik shkonte gati në puthje.