Fedez është pyetur së fundmi ndaj aludimeve për ndarjen nga Chiara Ferragni. Teksa po dilte nga shtëpia e tij, Fedez u pyet nga korrespondenti i programit “Canale 5”.
“Jam mirë, faleminderit”, tha ai. “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”, e pyeti Fedez gazetarin.
“Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi. Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk di si të përgjigjem”.
Në fund, gazetari e pyeti Fedez nëse kishte ndërmend të shkonte në sfilatën e Donatella Versace në “Javën e Modës në Milano.” “Do të shkoj në sfilatën e Donatella Versace këtë pasdite, sepse ajo është një mikesha ime dhe është shumë e lidhur me mua”.
bal