Bota

Trupi i Alexey Navalny i dorëzohet nënës së tij

Një javë pas vdekjes, trupi i figurës kryesore të opozitës ruse, Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij.

Lajmin e dha zëdhënësi i Navalny.

Ky lajm vjen pasi asaj i ishte thënë të pranonte një varrim në fshehtësi, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Zëdhënësi i Navalny, në X, falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit.

Ende nuk ka një datë varrimi.



/tiranapost