Lajme

“Godet” përsëri Albi: Heidit i pëlqen zemra e Romeos, por edhe loja e Julit

Spektakli i sotëm ka nisur me përplasje të forta mes Romes, Ilnisës dhe Julit, për shkak të “krizës” në romancën mes Romeos dhe Heidit.

Aktori i humorit ka hedhur akuza ndaj Ilinisës, duke thënë se gjatë kësaj kohe ka tentuar të provokojë, ndërsa për Julin tha se shtiret sikur nuk dinte gjë.

Mirëpo, Juli dhe Ilnisa e kanë mohuar këtë gjë, madje aktori ka kërkuar falje nëse është bërë shkas për debat mes çiftit.

Pjesë nga diskutimi 

Heidi: Unë kam arritur t’i ndaj këto dy gjëra, njëri është i zemrës, ndërsa tjetri është miqësi. Juli më duket një njeri inteligjent dhe kam simpati për të.

Juli: Sa herë flitet për Baçin, unë bëj shumë shaka. Megjithatë nuk do doja të isha pjesë e kësaj gjëje. Nëse Romeo dhe Heidi kanë vështirësi në çift për shkakun tim, atëherë tërhiqem, pasi nuk dua gjë kjo gjë të ndodhë.

Ndërkohë sipas Albit, drama mes tyre sapo ka filluar, duke hedhur aludime se asaj i “pëlqen” loja e Julit, por “zemra” e Romeos.

Drama sapo ka filluar pasi vajza më e sinqertë në shtëpi, pëlqen zemrën e Romes dhe njëkohësisht lojën e Julit,” tha Albi.

Mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, por zgjodhi të qëndojë në heshtje dhe të mos komentojë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo