“Ne jemi në këtë pikë sepse Julin e ka kapur deliri i madhështisë. Gjtihë darkës më thoshte sa lart ishte ky dhe sa poshtë isha unë. Është debat i vërtetë. Unë në shoqëri nuk e shoh këtë gjë, nëse shoqëria shihet me këtë lloj diference, unë nuk bëj shoqëri. Shokët e mi i kam pasur prej shumë vitesh.
Ndihem i tradhtuar, sepse e kam pyetur dhe ky më shmanget.”- tha Gazi.
“Ajo biseda që pamë në fillim ishte vetëm mes meje dhe Gazit. Pjesa që e kam pyetur se si ndihej në shtëpi, ishte mes meje dhe Gazit. Po të doja ta ulja, do e bëja mes gjithë banorëve. Pasi u prish muhabeti, sigurisht e bëra para banorëve. E pyeta se e ndien veten në raport me atë që na vjen nga jashtë. Ja kam thënë si shok, ky nuk e ka marrë të tillë por nuk e ka problem.
Nëse Gazit, i është prishur qejfi, kam bërë unë gabime etj…si shok, nëse më ka konsideruar të tillë, unë do e bëja bisedë me shokun njëherë, pastaj me të tjerët. Unë nuk e kam cilësuar asnjëherë si finalist. Nuk është kusht të krijosh miqësi me dikë që është i fortë. Unë e kisha qejf, na shkotne muhabeti prandaj krijova miqësi me të. ”- tha Juli.