Lajme

Fermerët francezë reagojnë me zemërim ndaj Presidentit Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u prit me fishkëllima në hapje të panairit bujqësor në Paris, nga fermerë të zemëruar qe e bëjnë atë përgjegjës se nuk ka bërë aq sa duhet për t’i ndihmuar.

Zoti Macron ishte parashikuar të vizitonte panairin që pret çdo ditë dhjetra vizitorë. Por përpara hapjes zyrtare, dhjetëra protestues kapërcyen me forcë barrierat e sigurisë dhe hynë në panair ndërsa po vinte Presidenti.

Fermerët po protestojnë prej muajsh të tërë në gjithë Francën, përfshirë Parisin, me kërkesën për kushte më të mira jetese, lehtësim të masave rregullatore dhe mbrojtje nga konkurrenca e huaj, që sipas tyre, është e pandershme.

Protestuesit mbanin pankrarta me thirrjet për dorëheqjen e presidentit.

Presidenti francez vendosi të takohej me një grup protestuesish dhe u premtoi atyre vendosjen e “çmimeve dysheme” për çdo produkt për të “garantuar të ardhurat e fermerëve”. Ai tha se duke nisur nga e hëna do të nis zbatimi i një plani emergjent për të lehtësuar financarsht fermat të cilat hasin më tepër vështirësi.

Të premten, fermerët mbajtën një protestë në rrugët e Parisit, përpara panairit të bujqësisë.

Tre javë më parë, fermerët hoqën bllokadat nëpër rrugët e kryeqytetit dhe gjetkë pasi qeveria u ofroi atyre një paketë ndihme prej 400 milionë eurosh dhe ulje të taksave./Marre nga VOA

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo